top of page
Writer's pictureEPost

Moti i keq në Indi, vdesin 26 persona

Ka shkuar në 26 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e rërës, shirave, breshërit dhe rrufeve në rajonin Uttar Pradesh të Indisë.

Sipas zyrtarëve dhe 57 persona të tjerë janë plagosur në pjesë të ndryshme të rajonit Uttar Pradesh.

Mësohet se shumica e vdekjeve janë shkaktuar shembja e shtëpive dhe pemëve që janë rrëzuar nga stuhia e fortë e erës.

Policia tha se plagosja e personave ka ndodhur pasi ata ishin zënë në gjumë teksa muret e banesave u shembën.

Zyrtarët kanë nisur operacionin e tyre ku kanë inspektuar 16 shtëpi të dëmtuara. Dëmtime të tjera ka pasur edhe tek bagëtitë.

Kryeministri i rajonit Uttar Pradesh, Yogi Adityanath njoftoi autoritetet që të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për t’ju ofruar ndihmë personave të prekur nga moti i keq.


4 views0 comments

Recent Posts

See All

Comments


bottom of page