Punonjësi i Policisë Inspektor Refik Axhami, efektiv i Komisariatit të Policisë Kukës, në DVP Kukës ëstë ndarë nga jeta dje, më datë 20.04.2020, rreth orës 03.00.
Drejtoria Vendore e Policisë së Kukësit përmes një njoftimi në Facebook.
. Refik Axhami, lindi me 13 Shkurt 1966, në fshatin Shtiqen, Kukës. Më 10 Maj 1996, pranohet në strukturat e Policisë së Shtetit në detyrën trupe shërbimi dhe gatishmërie në Komisariatin e Policisë Kukës, ku shërbeu për gati 24 vjet.
Pasditen e datës 18.04.2020, rreth orës 17.30, Inspektor Refik Axhami, vijonte detyrat institucionale në qytetin e Kukësit se bashku me kolegët e tij, ku një goditje e menjëhershme e hemoragjisë cerebrale e paralizoi menjëherë.
Kolegët e dërguan me shpejtësi në Spitalin Rajonal të Kukësit, ku mjekët i dhanë menjëherë ndihmën mjekësore dhe më pas e dërguan në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, Tiranë, ku i është nënshtruar një mjekimi më të specializuar. Mirëpo fatkeqësisht goditja kishte qenë fatale dhe Refiku, nuk mundi që ta përballoj me sukses. Në orët e para të mëngjesit të datës 20.04.2020, Refiku ndërroi jetë.
Gjatë këtyre viteve, Refiku ka kryer detyra të ndryshme, pranë Komisariatit të Policisë Kukës, në strukturat e rendit publik, policisë kufitare, dhe nga viti 2015, ka kryer detyrën e ndihmës specialistit të zonës (SPZ), në Seksionin e Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Kukës.
Comments