top of page
Writer's pictureEPost

“Ndahet nga jeta njëri nga truprojat e Ramës, policia fsheh ngjarjen”. Reagon MB


Ish-kryeministri Sali Berisha, ka nxjerrë një tjetër denoncim paraditen e sotme, lidhur me asidentin në të cilin u përfshi eskorta e kryeministrit Edi Rama. Berisha shkruan se ekskorta e Ramës është aksidentuar në Librazhd dhe ka ndërruar jetë një nga truprojat e tij, ndërsa tjetri është në gjendje të rëndë. Ndërkohë, Ministria e Brendshme ka përgënjeshtruar lajmin.

“Akuzohet narkopolicia se fsheh pasojat e renda te aksidentit te Edvinit ne Librazhd. Thuhet se njeri nga badiguardet e tij ka ndrruar jete dhe tjetri eshte ne gjendje te rende. Iu bej thirrje mediave te hetojne kete çeshtje. Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb

Pershendetje doktorr Po qarkullojne lajme Qe mund te kete vdekur njeri nga 2 bodygarden qe shtypi eskorta rames Tjeteri eshte ne gjendje te rende por policia dhe garda heshtin sikur nuk ka ndodhur gje”, thuhet në mesazhin e Berishës.

Ndërkohë, Ministria e Brendshme ka përgënjeshtruar lajmin.

“Nuk ka pasur kurrfarë problemi për jetën dhe shëndetin e truprojeve të Kryeministrit gjatë veprimtarisë së zhvilluar në Librazhd, apo në qarqet e tjera të vendit gjatë këtyre ditëve”,thuhet mes të tjerash në reagimin e ministrisë.

5 views0 comments

Comments


bottom of page