top of page
Writer's pictureEPost

Ndryshon faturimi i energjisë elektrike, matësit do lexohen një herë në dy muaj...

Matësit e energjisë elektrike do të kontrollohen një herë në 2 muaj deri në qershor të këtij viti. Vendimi është miratuar nga Enti Rregullator i Energjisë, me kërkesë të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, për të evituar kontaktet e punonjësve në këtë klimë pandemia.

Sipas vendimit të firmosur nga ERE, për muajin kur matësi nuk do të lexohen kilovatët e harxhuar, familjarët dhe bizneset do të faturohen në referencë me muajin përkatës të vitit të kaluar.


Kjo mënyrë faturimi, u jep zgjidhje edhe ankesave, nëse do të ketë të tilla për mbi faturime, duke korrigjuar pagesat në muajin pasardhës me zbritje. Kujtojmë se e njëjta metodë, u përdor edhe vitin e kaluar, pasi vendi hyri në izolim, kur ERE vendosi që matësit të lexoheshin një herë në tre muaj.


Skema e imponuar nga situata epidemike, pritet që të ndihmojë në krijimin e një pasqyre më të qartë në lidhje me efektet, për të vendosur në vijim nëse do të vihet në zbatim rezoluta e Kuvendit për faturimin e energjisë elektrike, një herë në 3 muaj, sistem ky që ka dështuar disa herë, por që do të lehtësonte në mënyrë të ndjeshme leximin e matjes së energjisë.




18 views0 comments

Comentários


bottom of page