Policia e Lezhës ka nisur hetimet në gjendje të lirë për kryetarin e Bashkisë, Fran Frrokaj. Sipas policisë 54-vjeçari akuzohet për veprën penale “Pengimi i subjekteve zgjedhore”.
“Gjatë një emisioni televiziv ai dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Pengim i subjekteve zgjedhore””, njofton policia.
Vetë deklarata e policisë duket e pakuptimtë, pasi akuza e ngritur është pengim i subjekteve zgjedhore, por nga një emision televiziv.
Gjithashtu, specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin Mirditë kanë proceduar penalisht për vepra penale kundër procesit zgjedhor në vend edhe dy shtetas të tjerë./
Comments