top of page
Writer's pictureEPost

Nuk ka zgjedhje pa studentët!/ Të rinjtë nuk i ndal as karantina

Ky vit shenon edhe fundin e mandatin te gjithve drejtueseve te Universtetit te Tiranes.

Ne nje kohe ku pandemia ka bllokuar gjithcka duke perfshire edhe cdo auditor te fakulteteve dhe studentet po marrin mesim online, ne Universitet eshte hapur gara per Rektor.


Në datë 4 prill kanë nisur edhe aplikimet për rektorin dhe anëtarët e senatit, pavarësisht se Universiteti është i mbyllur dhe aktualisht nuk ka asnjë studentë.

Por keto te fundit nuk kane qendruar duarkryq.

Permes rrjetit social facebook ata kane "protestuar" nen sloganin #JozgjedhjePaStudent.

Tashme ky hashtag eshte perhapur ne te gjithe studentet e Universitetit duke shprehur hapur qendrim e tyre.


Një nga studentet nismëtare Sidorela Vatnikaj shkruan: “Pas Urdhrit të Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, studentët dhe pedagogët janë të karantinuar dhe jeta universitetare është paralizuar. Kush do të jenë zgjedhësit e 12 qershorit?“.


Fatjon Biba, student i juridikut bën thirrje: “Ftoj të gjithë studentët të ngrenë zërin ndaj ktij absurditeti që duan të bëjn “hienat e universiteteve” duke na përbuzur në këtë lloj mënyre e duke na cenuar një liri themelore, atë të votës”.


Marash Logu, student i drejtësisë shkruan: “Zgjedhjet do të zhvillohen në kushtet e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, në një kohë që pjesa më e madhe e studentëve nuk janë kthyer në auditore”.


Nuk eshte hera e pare qe studentet tradhetohen nga Ministria e Arsimit duke i shperfillur ata ne cdo vendim per Universitetin . Ne qofte se skenari mashtrues i Ministrise se Arsimit zbatohet me shume te ngjare do te perseritet nje "Dhjetor i dyte" ku kesaj rralle viktime do te jete Besa Shahini .





37 views0 comments

Comentarios


bottom of page