top of page
Writer's pictureEPost

“Paqja” mes Ramës e Metës, Artan Hoxha: Dvorani do ta...

Që prej shpalljes së gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore, raportet mes krerëve të shtetit kanë ndryshuar ndërkohë është vënë re një përputhje mes deklaratave të kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta, ‘flirt’ të cilin gazetari Artan Hoxha e ka komentuar duke aluduar se “kokë turku” në këtë histrori do të bëhet kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

Hoxha ngre pyetjet për videot dhe provat përvëluese që u premtuan se do të publikoheshin për ‘Grushtin e shtetit’ si dhe hetimin parlamentar për shkakrimin e Metës.


“Na falni, ashtu ishte nje muhabet…RESPEKTE… Vetëm një merak kam unë, çfarë u bë me ato provat dhe videot perveluese qe na u premtuan se do publikoheshin për “Grushtin e shtetit” dhe për kapjen e kushtetutes?! Po ai hetimi parlamentar për shkarkimin e Metës, në cfarë sirtari sanitarësh ka përfunduar?! Po me atë superhetimin për Dvoranin, cfarë do bëhet tani?!


Uuuuu, se mu kujtua, më duket se Dvorani, kaq e pat?! Do ta hajë tani, si pako me llokume, që krushqit i bëjnë dhuratë njëri-tjetrit, para se të japin pëlqimin e krushqisë”, shkruan Hoxha.

Terma të tilla nuk janë përdorur më nga ana e Presidentit Meta por edhe nga ana e kryeministrit Rama ka një zbutje të deklaratave ndërsa jo pak herë ka shprehur vlerësim maksimal për qendrimin e Presidentit ndërsa ky i fundit gjithashtu ka mbështetur qeverinë në nismat e saj, siç ishin edhe ndryshimet në Kodin Penal.






630 views0 comments

Comentarios


bottom of page