top of page
Writer's pictureEPost

Policia arreston shqiptaret ne Londer EMRAT


Kultivimi i kanabisit në Britani nga shqiptarët vijon të marrë përmasa gjithnjë dhe më të mëdha. Së fundmi, mediat britanike raportojnë se 3 shqiptarë janë paraqitur në gjykatë të akuzuar për kultivim kanabisi në dy prona të ndryshme në fillim të këtij viti.


Roxhens Dymyshi, 24 vjeç dhe 27-vjeçari Lulzim Ceveli u arrestuan në një pronë në High Street, West Cornforth, ku u gjetën nga policia edhe 780 bimë kanabisi në faza të ndryshme të pjekurisë, më 11 janar.


Në një rast tjetër Miri Mekshi, 32 vjeç, gjithashtu pa vendbanim fiks, u paraqit në gjykatë për të njëjtën akuzë. Ai u arrestua më 15 janar në West Terrace, Evenwood, ku po kultivohej kanabis.

Në Gjykatë u tha se ai mendohet të ketë qenë ‘kopshtari’ duke mbikëqyrur të korrat në atë që ishte një ndërmarrje në shkallë tregtare.




36 views0 comments

Comments


bottom of page