Policia e Durrësit ka vendosur që të shtojë dënimet për shoferët që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, në mënyrë që të ulet numri i aksidenteve.
Për shkak të fluksit të madh të turistëve që përgjatë muajve të verës, pushtojnë Durrësin, policia e qytetit bregdetar ka marrë masat shtesë. Kështu mësohet se përgjatë rrugës Maminas- Gjiri Lalzit dhe anasjelltas, e cila njihet si një burim aksidentesh, janë shtuar policë rrugorë të pajisur me kamera. Këta të fundit do të filmojnë parakalimet e gabuara, ku shoferët do të gjobiten në mungesë
Gjithashtu, bëhet e ditur se për disa parakalime të gabuara do të ketë edhe heqje të patentave në mungesë.
"Risi është dhe duhet t'i sensibilizojmë të gjithë pushuesit që shkojnë tek Maminas- Gjiri Lalzit dhe anasjelltas, për arsye se ka shume parakalime që janë burim aksidenti. Sivjet kemi vendosur shërbime të policisë rrugore civil me kamera që do të filmohen dhe video parakalimet e gabuara. Të cilat do vendosen masa administrative në mungesë, ku masa administrative do jetë maksimale. Do të ketë për disa parakalime dhe heqje te lejeve te drejtimit në mungesë", njofton policia e Durrësit.
Një masë e tillë, vjen me synimin që të ulet numri i aksidenteve.
Comments