Tom Doshi ka reaguar ditën e sotme pas regjistrimit të PSD-së në KQZ, duke sqaruar se ai do të marrë drejtimin e partisë në datë 19 shkurt.
Në një prononcim për “BalkanWeb”, vetë Doshi sqaron se në zgjedhjet e 25 prillit do të jetë ai kryetari i Partisë Social Demokrate në listat zgjedhore.
Doshi sqaron se në një mbledhje të strukturave të partisë është votuar që ai të jetë kryetar, por që vendimi në fjalë të marrë formë të prerë edhe në gjykatë duhet pritur data 19 shkurt.
Nisur nga ky fakt, PSD për të mos shkelur afatin e regjistrimit në zgjedhje vendosi t’i drejtohej KQZ-së me emrin e kryetarit Engjëll Bejtja.
Doshi shton se pas 19 shkurtit, pasi vendimi që ai është rikonfirmuar sërish në krye të PSD-së të marrë formë të prerë, do të jetë ai kryetari. Madje shton se do të garojë në katër qarqe.
Comments