Njëra nga gjashtë bisedat në përgjimet që janë publikuar sot nga gazeta gjermane 'Bild' është ajo mes Elton Arbanës dhe Astrit Avdylit. Aktualisht kandidat për kryetar bashkie nga PS-ja për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, në momentin që biseda është përgjuar, 31 mars 2017 Elton Arbana ka qenë kryetar i PS-së në qytetin e Shijakut.
Në një lidhje telefonike , Elton Arbana thotë se kandidimi i tij për kryetar nuk lidhet me Avdylajt dhe se nëse vërtetohet se ka ndërhyrë në institucione për të hequr gjobën që flitet në përgjime jep dorëheqjen nga cdo post që mban.
"Kandidimi im nuk lidhet me këto momente që zotëria është pas hekurave. Kandidimi im erdhi krejt natyershëm. Nëse vërtetohet se unë kam ndërhyjë në atë të ashtëquajturën gjobë jap dorëheqjen" tha ai.
Comments