Një 67-vjeçar shqiptar ka vdekur në një aksident në Itali.
Kamioni që ai po drejtonte u përmbys në autostradën A1 Milano-Napoli dhe shqiptari humbi jetën menjëherë.
Aksidenti ndodhi rreth orës 11:00 të paradites së të mërkurës.
Si pasojë e aksidentit, autostrada u bllokua për disa orë.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit.
Kamioni u përmbys duke zënë tre korsi. Shoferi shqiptar po transportonte materiale plastike (Polivinil klorur) që u derdh pjesërisht mbi asfalt.
Commentaires