top of page
Writer's pictureEPost

Përmbytet nënkalimi, mjetet bllokohen nga vërshimi i ujit....



Reshjet e dendura të shiut sërish kanë sjellë probleme pranë nënkalimit në Fushë Mamurras. Ditën e sotme nënkalimi në autostradën Milot-Thumanë është përmbytur, ashtu siç ndodh zakonisht ku vendi përfshihet nga reshje masive.

Bllokimi i zgarave dhe grumbullimi i ujërave të shiut ka shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Për shoferët sugjerohet që të zgjedhin rrugë alternative për të shmangur nënkalimin e bllokuar nga ujërat e shiut. Gjatë ditës së sotme në këtë nënkalim mbetën të bllokuara për oër të tëra disa mjete, të cilat u dëmtuan nga vërshimi i ujit.




7 views0 comments

Comments


bottom of page