Nga Libani Kryeministri Edi Rama ka folur per nxjerrjen nga kampi famekeq Al Hol te 3 femijeve dhe te nje gruaje dhe diten e neserme pritet qe te kthehen ne Shqiperi.
Ai eshte shprehur se tani eshte nje hap i rendesishme per te riatdhesuar edhe Shqipetaret e tjere te cilet ndodhen ne Siri.
“Po kthejmë katër fëmijë shqiptarë dhe një nënë të plagosur nga kampi i ferrit në Al Hol, nesër në atdhe falë një operacioni të ndërlikuar dhe pas më shumë se një viti përpjekje. Së shpejti edhe fëmijët e tjerë.
Jam i lehtësuar. Nesër do të takojmë gjeneralin që ka qenë një ndihmë shumë e madhe për ne. Dua të veçoj meritën e dy figurave të posaçme, drejtorit të anti-terrorit dhe punonjësit tjetër të policisë që kanë operuar gjatë gjithë kohës në territor dhe konsullin e nderit të Shqipërisë në Liban. Na ka ndihmuar për të bërë ato lidhjet me faktorët.
Jam shumë i kënaqur, që nesër paradite bashkë me kalamajtë do të kthehemi në Tiranë. E ëma e fëmijëve të vegjël është në një gjendje të vështirë ka një plagë në trup, por edhe ajo do të vijë me ne. Ky operacion i hap rrugën fazës tjetër. Presim sinjalin e fundit për të marrë edhe fëmijët e tjerë. Endri po kthehet, Eva është mirë, por informacionet janë pak të komplikuara”, tha Rama nga Libani.
I pyetur për Eva Dumanin, kryeministri duke mos dashur të japë shumë informacione tha: Eva është mirë, por janë të komplikuara informacionet.
Comments