top of page
Writer's pictureEPost

Rama i prerë/ Taksat dhe dritat do paguhen një më një!

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një video konferencë online me ministrat e qeverisë për situatën e koronavirusit.

Rama sqaroi edhe njëhere se dritat, taksat dhe sigurimet do të paguhen një me një.

Ndërsa për bizneset do të shtyhet vetëm mbyllja e bilanceve, që do të bëhet në korrik në bazë të një VKM-je që do të specifikohet nesër.




“Taksat dhe sigurimet do të paguhen, sepse ndryshe nuk shkojmë dot përpara në këtë luftë, se përfundojmë në  një gropë ku edhe korona nuk na gjen dot nëse do të na kërkojë. Pagesat e dritave do të bëhen një për një, kush nuk i paguan nuk do të ketë drita, nuk është deti kos.


Pasi krijon efekt zinxhir negativ, mund të përfundojmë në kolaps. Kemi falur kamatë vonesat komplet, tani të gjithë janë vetëm në raport me aktualitetin. Kush thotë se nuk kam mundësi, të kursejë dritat, nuk ka rrugë tjetër.”

93 views0 comments

Comments


bottom of page