Kryeministri Edi Rama ka dhënë arsyet se përse PS duhet të fitojë mandatin e tretë në zgjedhjet e 25 prillit, duke theksuar se i ka borxh të madh familjes së tij e sidomos djalit të vogël Zahos, sepse nuk ka qëndruar aq kohë sa duhet me të.
Rama shprehet se betejat për vendin nuk mund të lihen në mes, sepse sipas tij asnjë tjetër përveç Partisë Socialiste nuk ka as çerekun e fuqisë së ambicies për të drejtuar vendin.
Kryeministri përmend se duhet të përfundohet rimëkëmbja, të kryhet vaksinimi i të gjithë qytetarëve, të futen të gjithë nëpër shtëpitë e tyre, të përmbyllet reformimi i shëndetësisë, të pastrohet imazhi i bluzave të bardha nga abuzuesit, të forcohet progresiviteti i taksimit në favor të atyre që fitojnë më pak, rritur më tej paga minimale dhe pagat në tërësi apo zhvillimi i infrastrukturës portuale e aeroportuale.
Rama nuk lë pa premtuar se gjatë mandatit të tretë, PS do ta çojë në një nivel tjetër Shqipërinë.
Kujtojmë se pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa beteja mes partie politike sa vjen e bëhet edhe më e ashpër.
Comentarios