Familja Manoku që banon në fshatin Orman të Korçës për pak kohë nuk do të trokasë nëpër dyert e fqinjve për dy lugë qumësht pasi mjaftoi thirrja e tyre pë rndihmë përmes “ABC Nws” dhe me dhjetwra persona nga brenda dhe jashtë vendit, por dhe disa institucione publike ju ofruan më shumë se kaq.
Vogëlushja 2 vjeçare nuk do të luajë vetëm me këtë kukull të dëmtuar, por lojrave të saj ju bashkuan dhe një arush pellushi, të cilin nuk po e ndan nga dora.
Denit që sytë ju lotuan dhe emocionoi të madh e të vogël sot i qeshin. Ai dhe nëna e vogëlusheve ndihen mirënjohës.
“Ndihem shumë mirë sepse mu mbush shtëpia, isha aq keq sa nuk di çtë them. Faleminderit ABC-së dhe të gjithë njerëzve që kanë ardhur sot”, u shpreh babai.
“Fëmijët mu lumturuan. I falenderoj të gjithë, për çdo gjë. Nuk kam fjalë të flas”, tha më tej nëna e fëmijëve.
Largohemi të lumtur dhe ne me një kujtim të veçantë që lotët e mjerimit kësaj familjejej u kthyen në lotë gëzimi
Comments