top of page
Writer's pictureEPost

“Rri e rri dhe zihem me gruan”, Cekja tregon si kalon kohën në karantinë: Më është bërë si...

Aktori i humorit Sejfulla Myftari, i njohur nga të gjithë si Cekja, ishte së fundmi në lidhje direkte për emisionin “Shqipëria ime”. Ai ka treguar se nuk është mësuar të qëndrojë kaq gjatë në shtëpi prandaj dhe është mërzitur.

Cekja po e kalon karantinën me bashkëshorten dhe me djalin. Aktori shprehet se ndonëse ka 40 vite me gruan sërish zënkat nuk mungojnë mes tyre. Ai tregon se nuk ka me çfarë ta ndihmojë pasi të gatuajë nuk di dhe as të lajë enët.


“Me gruan zihem, s’kam ça të bëj tjetër, rri, rri, zihem me gruan. Tashmë më është bërë si motër, kam 40 vite me atë. Nuk bëj punë shtëpie, nuk ia them fare. Për çfarë ta ndihmoj unë në shtëpi, gruaja në shtëpi, unë gjellë nuk bëj deri te sallata jam.

Nuk ka shanse të laj enët, i thyej. Të rrish në shtëpi vetëm bukë të hahet, dhe në 12 të natës ha bukë. Kam shtuar ja një gjysmë kile këto kohë, jo më shumë”, ka treguar Cekja për “Shqipëria ime”.




364 views0 comments

Comments


bottom of page