top of page
Writer's pictureEPost

Rudi Vata: Djali im është talent, por nuk...

Rudi Vata ka folur edhe njëherë për temën e ndezur sa i përket Kombëtares që do të zgjedhë djali i tij, Roko. Aktualisht ky i fundit është pjesë e Irlandës në grupmoshat më të vogla, ndërsa edhe njëherë tjetër figura e njohur e Kombëtares shprehet se djali i tij nuk e gjen veten me ngjyrat kuqezi aktualisht.


Në intervistën e dhënë për “Fan Zone” thuhet gjithashtu se nuk do të blihen lojtarë shqiptarë nga skuadra ku punon Rudi në Belgjikë, Mouscroni.

“Edhe kur kam qenë mirë, nuk jam ndierë më mirë se sot. Gjithçka vjen nga mendja sesi e programon veten. Unë kam energji pozitive dhe kështu fle gjumë, duke menduar mirë dhe për t’u zgjuar i lumtur. Duhet të besosh shumë edhe te Zoti.



Më kë do luajë Roko? Po djali im është shumë i talentuar dhe e kanë parë klubet më të mëdha në Europë. Por ai është vetëm 15-vjeç. Unë jam shqiptar dhe kam gjak shqiptari, por në fund kam dhënë shumë për vendin tim dhe e shoh veten jo të preferuar dhe si planprishës. Prandaj Roko nuk i përshtatet atij ambienti”, tha Rudi Vata




130 views0 comments

Comments


bottom of page