Edi Rames, i duhen 24 vetë në rolin e ndihmësave në kryeministri, nga një vëzhgim Lapsi.al bëri në listën e pagave të janarit që qarkullon tashmë në Whatsapp.
Mbetet i paqartë përshkrimi i punës për secilin prej tyre, pasi është e njohur mania e Ramës që ta kurojë vetë imazhin në publik, që nga përzgjedhja e veshjve, arredimi i zyrës apo shkrimi i fjalimeve.
Nga lista e rrogave të janarit rezulton se paga bruto e “ndihmësit të kryeministrit” është 144.686.000 lekë. Me një përllogaritje e shpejtë del se shpenzimet për 24 punonjësit shkojnë mbi 300 mijë euro në vit, duke përjashtuar këtu këshilltarët apo sekretarët e tij.
Në intervistat që jep në media, Rama shfaq me mjeshtëri imazhin e atij që nuk ngazëllehet nga luksi i tepërt, që nuk e sheh pushtetin si qëllim në vetvete apo si mjet përfitimi. Në retorikën e kryeministrit gjen shpesh shprehje që e përshkruajnë politikën si “një shtysë për t’i zgjidhur hallet e njerëzve dhe problemet e vendit duke punuar më fort, jo duke u ankuar më shumë”.
Emrat e ndihmësave të kryeministrit
Anxhela Lita Mitea Gegushi Enio Ohri Alkida Thana Ina Kuka Andi Mazi Jona Dundo Drilona Deliu Florian Spahiu Oljan Kanushi Besmir Gjokuta Ardit Drenova Aida Hasmeta Kjara Adhami Skënder Duka Ina Memishahi Silda Çepe Keisi Seferi Denada Marko Marsel Preçi Klevis Gjoni Jeta Deda Renald Koka Megi Thaçi
Kommentare