top of page
Writer's pictureEPost

SHBA, vritet 1 kadet i Akademisë Ushtarake, 22 të tjerë plagosen gjatë një stërvitje

Një kadet i Akademisë Ushtarake të SHBA u vra dhe 22 të tjerë u plagosën kur makina e tyre u rrotullua në një rrugë të paasfaltuar, gjatë një stërvitje në juglindje të West Point në New York.

Incidenti ndodhi të enjten në 6:35 të orës lokale, pasi Automjeti (LMTV) po dilte nga Camp Natural Bridge.

Njëzet kadetë dhe dy ushtarë u plagosën, u tha gazetarëve zëdhënësi i West Point, nënkoloneli Christopher Ophardt. Një kadet ishte i vdekur. Guvernatori i New Yorkut, Andrew Cuomo më vonë tha se numri i viktimave mund të ngrihej, bazuar në informacionin që aij i ishte dhënë rreth aksidentit. "Është përvjetori i D-Day. Me të vërtetë është një moment i trishtuar, "tha Cuomo për radio WAMC.

Presidenti Donald Trump shprehu ngushëllimet dhe lutjet e tij për këtë incident

Një LMTV është një kamion 2.5 ton i përdorur zakonisht nga ushtria amerikane. Automjetet me aks të lartë janë "shumë të prirur për tu rrotulluar",  tha për New York Times, Alan C. Mack, zëvendëskomisionere për menaxhimin e emergjencave në Orange County


6 views0 comments

Recent Posts

See All

コメント


bottom of page