top of page
Writer's pictureEPost

Sherr kunatash! Nora Istrefi tregon si qëndron e vërteta e konfliktit me Tunën

Prej më shumë se një viti këngëtaret, të cilat njëkohësisht janë dhe kunata nuk janë parë më në shoqërinë e njëra-tjetrës. Madje as familja nuk ka mundur t’i bëjë bashkë Nora Istrefin dhe Tuna Sejdiun.

Ka qenë kengëtarja Nora e cila ka treguar se si qëndron e vërteta e konfliktiti mes dy kunatave.

‘Shoqe të ngushta nuk kemi qenë asnjëherë dhe as armike nuk jemi. Mes meje dhe Tunës nuk ka ndodhur kurrë asgjë, ka ndodhur një keqkuptim familjar, siç e keni parë të gjithë. As unë, as Roberti nuk kemi pasur asnjë lloj problemi dhe urrej kur emri im përflitet në media për të përfituar klikime. E urrej atë pjesë sepse unë nuk kam karrierë të bazuar mbi skandale. Kështu që nuk dua të flas aspak për një skandal ku nuk jam e përfshirë unë personalisht. Tunën vazhdoj ta respektoj si kolege, aq më pak me albumin e fundit, por diçka personale nuk ka ndodhur kurrë’, tha Istrefi në 'Xing'.


3 views0 comments

Comments


bottom of page