Më shumë se 70 për qind e viktimave të shkaktuara nga koronavirusi në Itali janë meshkuj.
Të paktën 4,032 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 në vendin fqinj ndërsa të enjten numri total i viktimave u bë edhe më i madh se ai i Kinës. Nga numri total i viktimave, rezulton se më pak se 1 000 prej tyre kanë qenë gra.
Burrat gjithashtu kanë më shumë të ngjarë se gratë që ta marrin sëmundjen dhe përbëjnë 60 përqind të rasteve të konfirmuara, sipas agjencisë së hulumtimit të shëndetit publik në Itali.
Një studim i bërë më herët zbuloi se shifrat ishin edhe më të larta, 80 përqind e vdekjeve ishin meshkuj dhe vetëm 20 përqind ishin gra, por hendeku është ngushtuar me kalimin e kohës. Kërkuesit në Kinë, ku edhe filloi pandemia, tregojnë se të paktën dy të tretat e pacientëve që humbën jetën ishin meshkuj.
Shkencëtarët thonë se ata nuk e dinë ende se pse gratë kanë më pak të ngjarë që të humbin jetën si pasojë e koronavirusit. Por, kanë sugjeruar që gratë kanë tendencë të kenë sistem imuniteti më të fortë dhe një tendencë më të ulët për të pasur probleme shëndetësore afatgjata që i bëjnë pacientët më të cënueshëm.
Për këto arsye, ekspertët këshillojnë që burrat të jenë më të kujdesshëm se gratë për shmangur koronavirusin
Comentarios