Në Shkodër janë marre 7 mostra, të cilat janë dërguar në ISHP në Tiranë për të cilat presim përgjigje.
Personat janë qytetarë të Bashkisë Vau i Dejës, Hot i Ri, Oblikë, dhe qyteti Shkodër.
Në bashkinë Vau Dejës, deri sot janë 5 raste pozitiv Covid-19.
Janë shpërndarë rreth 79 pensione në shtëpi, dhe 13 pensionisteve u janë dërguar ilaçe në shtëpi, janë kontaktuar rreth 29 persona për vetkarantinim.
Po ashtu, janë sanksionuar 4 banorë për shkelje të orarit të qarkullimit, janë dezinfektuar nga MZSh dhe drejtoritë e tjera objektet si qendra e fshatit Barbullush, Qendra Shëndetësore, Qendra e të moshuarve, Komisariati Policisë në Bushat.
Nga ISSHSH, janë kontrolluar, inspektuar rreth 106 subjekte, si hotele, farmaci, markete, furra buke, pika pagesash, në të cilat është konstatuar se zbatohen rregullat e sigurisë.
Ndërkohë, janë konstatuar të mbyllura rreth 85 subjekte si bar- kafe, klinika dentare, shkolla, parukeri, dyqane rrobash, dyqane materiale ndërtimi.
Comments