Vetëm tre ditë para afatit të lënë për rinisjen e mësimit në shkolla, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur shtyrjen sërish të procesit mësimor deri me 3 prill.
Urdhri i dytë i firmosur nga Manastirliu erdhi pas vendimit të Komitetit të Ekspertëve dhe në vijim të përforcimit të masave për parandalimin e përhapjes se COVID-19.
"Kemi vendosur mbylljen e institucioneve arsimore duke filluar nga kopshtet por edhe të çerdheve publike dhe jo publike deri në 3 Prill", u shpreh Manastirliu.
Universitetet, shkollat, kopshtet dhe çerdhet ishin paraparë për të hapur dyert të hënën, 23 mars 2020.
Deri tani në vendin tonë janë regjistruar 64 persona të infektuar me COVID 19, ku fatkeqësisht dy prej tyre kanë ndërruar jetë ndërsa një është drejt shërimit të plotë dhe priten analizat përfundimtare.
Comments