top of page
Writer's pictureEPost

Si do të jetë moti këtë fundjavë/ E diela sjell “surpriza”

Duke vijuar të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, vendi ynë edhe për ditën e Shtunë do të ketë mot të kthjellët në të gjithë territorin. Por gjithashtu do të ketë edhe vranësira kalimtare të cilat do të jenë transparente (vranësira të larta). Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi 1-8m/s.



Sipas SHMU, ndryshojnë relativisht të dhënat sa i përket ditës së Diel. Për shkak të masave relativisht të lagështa me origjinë perëndimore, moti mbi vendin tonë do të jetë me laternime kthjellimesh dhe vranësirash. Vranësirat kryesisht ato të mesditës do të shoqërohen me reshje shiu të dobta në zonën e qendrës por edhe lokalisht në atë të veriut dhe jugut.


Në relievet malore të qëndrës reshjet në kohë afatshkurtër edhe në formën e shtrëngatave. Edhe për ditën e Diel era do të fryjë e lehtë pop rap nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi 1-8m/s.

282 views0 comments

Comments


bottom of page