Zbulohen informacione të reja nga dinamika e vrasjes së rëndë në Kavajë, ku mbeti i vrarë një 50-vjeçar i cili ishte duke blerë bukën.
Burime për Dosja.al bëjnë me dije se përplasja me armë ka nisur në një lokal, ku pas një sherri verbal mes dy grupeve, konflikti ka degjeneruar në grushta.
Shkaku i sherrit ka qenë një ofendim ndaj njërit prej vëllezërve Hyka
Më pas, ata kanë dalë nga lokali dhe kanë nxjerrë armët. Konflikti degjeneroi në këtë situatë ku 7 persona janë të plagosur dhe 1 kalimtar ka ngelur i vdekur në vend.
Ditën e sotme, Kavaja është tronditur nga një ngjarje e rëndë. Dy vëllezër Eljo dhe Eraldo Hyka janë dy autorët e parë të identifikuar për ngjarjen, dhe janë shpallur në kërkim.
Comments