Thellohen akoma më shumë skandalet e kryebashkiakut Rexh Byberi në dhënien e tenderave në konflikt të pastër interesi. Pas investigimit të parë, në adresë të Gazeta “Shqip” ka mbërritur një tjetër denoncim, i cili na ka çuar në zbulimin e një super tenderi në vlerën e rreth 3,5 miliardë lekëve për firmën Vllaznimi shpk.
Konkretisht bëhet fjalë për prokurimin publik në vlerën e 340 421 901 lekëve për rikonstruksionin e 5 segmenteve Rrugore fshati Gri, Bujan, Cerrnice, Tropoje(2). Fitues i këtij tenderi sipas vendimit të publikuar nga Agjencia e Prokurimit Publik janë bashkimi i këtyre firmave, që kryesohet nga Vllaznimi shpk. Për mundësuar fitimin këtij tenderi u krijua një bashkim operatorësh Vllaznimi shpk me Florida shpk dhe 4 AM shpk.
Si kryesues i këtij bashkimi operatorësh është Vllaznimi shpk, pasi që të dy operatorët e tjerë që janë në këtë bashkim u futën vetëm që të plotësonin dokumentacionin e procedurës, i cili ishte me kritere marramendëse jashtë çdo parashikimi që ky bashkim operatorësh të fitojë procedurën me vlerë 98,9% të fondit limit me vlere kontrate 340 421 901 lekëve.
Kryebashkiaku ka firmosur një tender që i kalon afati i mandatit të tij, duke lënë një gropë të madhe të zezë financiare për bashkinë e Tropojës, pasi shuma është sa dyfishi i kësaj njësi të qeverisjes vendore.
Bashkia Tropojë ka publikuar në datë 6.10.2020. Kjo procedurë prokurimi me vlerë 3,4 miliard lekë të vjetra pa TVSH, të cilat bashkia planifikon t’i likuidojë në tre vitet e ardhshme nga buxheti i saj, i cili gjithsej brenda një viti është 2.9 miliard lekë në një vit ku përfshihet çdo shpenzim, paga investim etj.
Comments