Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në Tiranë dërgimin në gjyq të personave të arrestuar në operacionin policor “Bistrica 2019”.
Në total janë 14 persoan të cilët akuzohen për kryerjen e veprave penale “Trafikim i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.
Të pandehurit janë Gentjan Luto, Artur Xhanaj, Florenc Luto, Elisabeta Laçi, Saimir Dushku, Gramos Saliaj, Edmir Asllanaj, Ervin Muçaj, Gentian Xheka, Agim Myrtaj, Elidjon Xhanaj, Petrit Kasaj, Behar Kasaj dhe Arjan Lushkaj (të gjithë me masë sigurimi personal “arrest në burg”)
Yorumlar