top of page
Writer's pictureEPost

Thellohet tragjedia e aksidentit në Milot, ndërron jetë edhe...



Thellohet tragjedia në aksidentin e rëndë që ndodhi ditën e sotme në aksin Milot-Rrëshen. Mësohet se ka ndërruar jetë edhe babai i fëmijës 3 vjeç që u shua në aksidentin e sotëm.

Në aksident janë përfshirë 3 automjete, ku një prej makinave u përfshi nga flakët dhe për pasojë humbën jetën baba e bir, ndërsa disa të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ndonëse u dërguan menjëherë në Spitalin Rajonal të Lezhës, fatkeqësisht 3 fëmija 3 vjeç dhe babai i tij nuk mundën të shpëtonin dot si pasojë e plagëve të rënda.

Njoftimi i policisë:

Milot/Informacion paraprak:

Në aksin rrugor Milot -Rrëshen, janë përfshirë në aksident automjeti tip “Benz” me automjetin tip “Opel”.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë një i mitur 3- vjeçar, që udhëtonte me prindërit në mjetin tip “Opel” dhe ka marrë dëmtime është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë drejtuesi i mjetit tip “Benz ” .Mjeti tip “Benz ” është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

115 views0 comments

Comments


bottom of page