Një grua rreth të 70-ave ka ndërruar jetë këtë të diel, pasi u përplas nga një ambulancë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ferit Xhajko”, pranë ish-Restorant Durrësit, ku mjeti i drejtuar nga H.G., ka goditur gruan e moshuar, me inicialet F.S.
Gruaja është dërguar në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë. Ndërkohë, drejtuesi i ambulancës është shoqëruar në polici, ku po hetohet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakun e aksidentit.
Comments