top of page
Writer's pictureEPost

Tragjike//, humb 18-vjeçari në Shëngjin, Dyshohet se eshte mbytur.



Bilanci i viktimave në bregdet gjatë sezonit turistik vijon të rëndohet. Pasi u raportua më herët për një të mbytur në Durrës, një tjetër person dyshohet se është mbytur në Shëngjin. Një 18-vjeçar ka humbur kontaktet me familjen e tij dhe dyshohet se është mbytur në plazhin e Shëngjinit në zonën e quajtur ‘Rana e Hedhur’. I riu me inicialet E.M është banues në qytetin e Krujës dhe për momentin po bëhet kërkimi i tij nga autoritetet. Për këtë janë angazhuar shërbimet e Policisë në DVP Lezhë,Policia Kufitare si dhe Polumbarë të RENEA-s. Javës së shkuar janë raportuar 3 raste të moshuarish të cilët janë mbytur si pasojë e infarktit ndërsa sot një 31-vjeçar në Durrës dyshohet se mund të jetë mbytur pasi ka humbur kontaktet me shokët me të cilët kishte shkuar në plazh

6 views0 comments

Kommentarer


bottom of page