Ëndrra amerikane është kthyer dhe është më e fortë se më parë. Me këto fjalë e nisi fushatën për zgjedhjet e 2020-tës, presidentin amerikan Donald Trump.
Përpara mijëra mbështetësve në Florida, ai kërkoi një mandate të ri 4 vjeçar për skuadrën e tij duke e vënë theksin tek ekonomia e fortë.
“Ekonominë tonë e ka zili e gjithë bota. Është ndoshta momenti më i mirë ekonomik në të gjithë historinë e vendit. E për sa kohë do të mbështesni këtë skuadër, e ardhmja do të jetë brilante”, deklaroi Trump.
Presidenti republikan e cilësoi Floridën si shtëpinë e tij të dytë dhe nuk humbi rastin të sulmonte demokratët, që sipas tij po përpiqen ta përçajnë vendin. Sondazhet paraprake sugjerojnë se Trump renditet pas disa prej kandidatëve demokratë.
Comments