top of page
Writer's pictureEPost

Tërheqja e dokumenteve biometrike/ Njoftim i rëndësishëm për qytetarët

Zgjatet me dy ore orari i tërheqjes së dokumenteve biometrike Lajmin e ka dhënë zv. ministrja e Brendshme Rovena Voda përmes një video mesazhi ku thekson se qytetarët duhet të respektojnë masat e distancimit social.

Ajo tha se ruajtja e masave është një element i rëndësishëm, që do të ndikojë në kalimin e fazës tjetër të aplikimeve për pasaportë dhe letërnjoftim.


“Tashmë prej dy javësh ka vazhduar shprëndarjen e kartave dhe pasaportave në të gjitha zyrat e shpërndarjes në Republikën e Shqipërinë. Qytetarët njofton përmes një SMS-je por duhet të respektoni edhe masat mbrojtëse sipas mesazhit që ju vjen në telefonin tuaj.


Në këto dy javë orari ka qenë 08:00 me 14:00, ndërsa tani do shërbejnë 08:00 me 16:00. Qytetarët të repsektojnë masat mbrojtëse sepse vetëm nëse kalojmë me sukeses këtë fazë do kalojmë në një fazë të dytë për rinisjen e aplikimeve për pasaportat biometrike”, u shpreh Voda.






803 views0 comments

Comments


bottom of page