top of page
Writer's pictureEPost

U arrestua si pjesëmarrës në vrasjen e Behar Sofia, flet gruaja e Bujar Lezës: Merrej me...


45 vjeçari Bujar Leza u akuzua ditën e sotme si pjesëmarrës në vrasjen e biznesmenit Behar Sofia, pasi dyshohet se ai ishte një nga personat që e vëzhgonin biznesmenin para se të bëhej ekzekutimi i tij.

Bahskëshortja e Lezës eshte shprehur se burri i saj nuk ëhstë vrasës, por një punëtor i thjesht në ndërtim dhe bujqësi. Sipas saj, nëse ai do të ishte vrasës, ata nuk do të kishin borxhe.

Merita Laze tregon se i shoqi ndodhej në qelitë e paraburgimit në Fushë-Krujë pas një sherri me të vëllanë dhe sa i takon vrasjës duhet të zbardhet e vërteta.

Pjesë nga intervista:

Merita Leza: Nuk di ca të them për momentin

A keni kontaktuar me bashkëshortin gjatë kohës që ishte në burg, a e keni takuar?

Po atëherë në fillim

-A keni dijeni se bashkëshorti juaj i njihte këta njerëz? Nuk e kam idenë për cfarë bëhet fjalë -Ku ndodhej në shkurt? -Në shtëpi se punonim këtu zakonisht, ai merrej me punë bujqësie dhe te firmat e ndërtimit në kohën e tërmetit. Ai ka qenë arrestuar më parë, para një viti.

Fëmijët janë 9 dhe 10 vjeç.

-Nga komunikimi masës, a keni kontaktuar me të? Që kur ra në burg flisnim në telefon dhe më pyeste për fëmijët. S’kam asnjë lloj të ardhure, edhe asistencën ma kanë hequr.

-A besoni se është e vërtetë vrasja për të cilën akuzohet? Nuk e besoj fare sepse gjërat do të ishin ndryshe, unë kam akoma borxhe, drita pa paguar. Duhet të zbardhet ngjarja. Sot nuk shkova ta vizitoj, sa erdha në shtëpi dhe e mora vesh.

Cila është thirrja juaj? -Duhet të zbardhet e vërteta!

92 views0 comments

Comments


bottom of page