Është identifikuar gruaja që u gjet e pajetë në bregun e plazhit të Ndërnënasit në zonën e Libofshës. Ajo është 91-vjeçarja Bale Marram, e lindur në vitin 1928 nga Kozara e Kuçovës. E moshuara u shpall e humbur më herët dhe ishte hedhur në lumin Osum. Policia tha se trupi i pajetë i saj është gjetur nga peshkatarë të zonës.
Commentaires