top of page
Writer's pictureEPost

Ka vrasës në qarkullin: Gazetari tregon qytetet më të frikshme në Shqipëri

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar qytetet me nivelin më të lartë të kriminalitetit në vend. I ftuar në “Provokacija”, Hoxha tha se Shkodra sipas tij mban vendin e parë, pasi ka vrasës në qarkullim.

Ndërsa qyteti më i organizuar është Fieri. Gazetari thekson se aty bëhet lëvizja më e madhe e lëndës narkotike, ndërsa asnjëherë nuk kuptohet kur tarfikantët kanë konflikte mes njëri-tjetrit. Po ashtu gazetari thekson se Vlora ka pausr shumë zhdukje kufomash.

“Qytetet më të frikshme për mua, më problematike ku kanë ndodhur vrasje që unë i quaj të shmangshme është Shkodra, kemi vrasës në qarkullim. Unë jam i kujdesshëm kur shkoj në Shkodër, për shkak edhe të punës sime. Ka ardhur duke u sofistikuar. Më përpara e kshin me njëri-tjetrin, ndërsa sot janë bërë më të sofistikuar se media është bërë bezdisësë për ta. Është Vlora ku ka pausr shumë zhdukje kufomash. Qyteti më i organizuar në Shqipëri është Fieri, ka qenë dhe do jetë. Është destinacioni ku është lëvizja më e madhe e lëndës narkotike. Nuk e merr vesh që aty ka konflikt mes tyre”, tha gazetari.




241 views0 comments

Comments


bottom of page