Me nje Coca Cola dhe nje laptop Rudina Hajdari ka shperndare nje video mesazh ku thote se po punon per ti dhene fund klases politike ne vend. Nuk dihet ende nese Vajza e Azemit eshte larguar nga Nisma Thurje pasi ende nuk eshte dhene nje konfirmim prej saj.
POSTIMI I RUDINA HAJDARI
"Ju përshëndes nga zyrat e reja, ku së bashku me skuadrën po punojmë pa pushim për ti dhënë jetë projektit të ri politik i cili do e sfidojë gjithë klasën aktuale politike.
Mos rri mënjanë por eja dhe përfshihu nëse beson se koha e Shqipërisë të sunduar nga 3-4 familje politike duhet të marrë fund e të nisë një epokë ku shteti i përket qytetarit, e drejta triumfon, njerëzit e ndershëm, profesionistë dhe punëtorë respektohen dhe institucionet funksionojnë", ka thënë ajo.
Deputetja u kërkon qytetarëve që të regjistrohen te Rudina Hajdari dhe jo te 'Thurje'. A po konfirmon përmes kësaj se ajo është larguar nga 'Thurje'?
"Regjistrohu te rudinahajdari.al dhe organizojmë një takim. Më shkruaj", shton Hajdari .
Comments