top of page
Writer's pictureEPost

"Vellai kunder Vellait"//Primo Shllaku: “Nëse qeveria guxon e shemb Teatrin, shoqëria nuk do...

Shkrimtari edhe poeti Primo Shllaku ka komentuar çështjen e Teatrit kombëtar të cilën e ka konsideruar si diçka më të madhe se Teatri duke thënë se është çështje dëgjueshmërie e shoqërisë nga ana e një qeverie që paramendohet se zgjodhet nga po ajo shoqëri.

Ai shprehet se kemi një rikthim të strukturave moniste të ideologjisë sipas të cilave shteti është depozitori kryesor i vlerave morale të shoqërisë ‘dhe se, kësisoj, ai ka të drejtë me të bërë mirë me zor’.


“Po qe se qeveria guxon ta shembë Teatrin, kjo do të thotë se kjo shoqëri pjell përbindësha që s’mund t’ kontrollojë më pas. Kur shoqëritë pjellin përbimdësha atëherë diktaturat janë natyrale dhe në shtëpinë e vet. Prognoza është pesimiste”, thotë Shllaku për fax News.




174 views0 comments

Comments


bottom of page