Prokuroria ka mbyllur hetimet lidhur me vrasjen e dyfshitë të ndodhur në një hotel në Laç, pak muaj më parë. Por një detaj interesant ka dalë nga dosja me 15 fashikuj, i cili “flet” mbi tentativat e familjarëve të të dyshuarve kryesorë të atentatit, për t’u pajtuar me ata të viktimave.
. Familjarët të afërt të Lamajt kanë shkuar në banesën e Bujar Likës, për të dhënë mesazhin se besonin që djali i tyre ishte autor i dy vrasjeve dhe se “gjakun” e të humburve duhet ta merrnin tek ata.
Babai i Bujar Likës, duke iu referuar të dhënave në dosje, ka deklaruar se fillimisht nuk kishin marrë asnjë sinjal nga ana e familjes së Lamajt, dhe më pas kishin pasur vizitën në shtëpi, ku të afërmit i kishin thënë: Mos u humb se gjakun e ke tek ne.
Në rrëfimin e tij për hetuesit, babai i Likës ka treguar se u ishte përgjigjur shkurt se fjala e tyre nuk kishte më vlerë, pasi emri i autorit ishte mësuar nga të gjithë.
“Ua preva shkurt. Për mua s’ka më vlerë kjo fjalë bazë zakonit se këtë tani e ka marrë vesh i madh e i vogël,”-ka treguar ai për hetuesit. Një qasje ndryshe nga ajo e familjes Lika, ka pasur Antonin Vlashi, babai i njërit prej të dyshuarve si pjesëmarrës në vrasje.
Ky i fundit, pretendohet se ka dërguar persona në familje për të kërkuar falje dhe ndjesë për vrasjen por nuk ka marrë asnjë përgjigje.
Comments