top of page
Writer's pictureEPost

Vrau 85 pacientë, burg përjetë infermierit vrasës serial

Një infermier gjerman është burgosur për jetë të enjten për vrasjen e 85 pacientëve nën kujdesin e tij.

Niels Hoegel, i cili u konsiderua vrasësi serial më vdekjeprurës i Gjermanisë pas luftës, u dënua me burgim të përjetshëm në një gjykatë në Oldenburg.

42-vjeçari pranoi vrasjen e 100 pacientëve të moshës 34 deri në 96 vjeç në dy spitale në Gjermaninë veriore midis viteve 2000 dhe 2005.

Hoegel akuzohet se u dha pacientëve ilaçe të papërshkruara në përpjekje për ti treguar kolegëve aftësitë e ringjalljes dhe për të luftuar mërzinë.

Në seancat e kaluara, Hoegel tha se u ndie euforik kur arriti të kthejë një pacient në jetë dhe u shkatërrua kur dështoi.

Policia dyshon se numri i vdekjeve të pacientëve mund të shkojë deri në 200, por nuk mund të jenë të sigurt pasi trupat e shumë pacientëve u dogjën para se të bëheshin autopsitë.

Ngjarja bëri që autoritetet të hetonin qindra vdekje dhe të zhvarrosnin trupat e ish-pacientëve në klinikat ku ai punonte.

Hoegel u kërkoi familjeve të viktimave falje të mërkurën për "veprimet e tij të tmerrshme".

"Do të doja të kërkoja falje sinqerisht për gjithçka që ju  bëra përgjatë viteve,"-tha ai gjatë seancës, raportoi AFP.

Një nga pyetjet më të mëdha është se si Hoegel ishte në gjendje të vriste kaq shumë njerëz, nën vëzhgimin e stafit të spitalit.


4 views0 comments

Recent Posts

See All

Comments


bottom of page