Ylli Manjani nëpërmjet një mesazhi në Facebook, shkruan se dikush i ka thënë që aplikacione si Whatsap, Viber si dhe SMS-së përgjohen rregullisht nga qeveria, dhe nuk janë të besueshme. Për këtë Manjanit i kishin këshilluar që të logohej në një aplikacion tjetër, emrin e të cilit nuk e bën të ditur, ku thotë se kishte zbuluar praninë e të gjithë anëtarëve të qeverisë.
“Kjo lloj ‘frike’ nuk e ruan dot vreshtin e kalbur të Rilindjes”-, shkruan ai, ndërsa shton që do të vijojë me denoncimet e tij në Facebook: Postimi i plotë i Manjanit:
Dikush më tha që të logohem në një aplikacion tjetër komunikimi se Whatsap, Viber e SMS i përgjoka rregullish qeveria. Nuk e besoj – mendova. Nuk arrijnë as ti dëgjojnë e lexojnë çdo gjë që shkruhet e flitet në telefon nga të gjithë ne – arsyetova. Nuk kanë vlerë ligjore – argumentova. Varja!
Po le ti përgjojnë mo – i thashë atij personit. Kujt i plasi?! Nejse, u logova tek ai aplikacioni dhe shoh që aty qenka loguar e gjithë qeveria, udhëheqja e PS dhe një grup i mirë deputetësh të PS… Medemek këto nuk përgjohen… Hahahahahahahahahaha… Ja, këtu në Facebook i themi të gjitha. Të zbardhura taze.
Kjo lloj “frike” nuk e ruan dot vreshtin e kalbur të Rilindjes.
Comments