Muzikë e bukur, meditim, poezi , yoga, hiking, kinema dhe lojra të’vjetra shqiptare ….me këtë kombinim të veçantë aktivitetesh “Za Fest” do të kthehet në Theth për të tretin vit. Vlashent Sata, ideator i këtij festivali të veçantë thotë se risia e këtij viti nuk qëndron vetëm tek kënaqësia artistike që do të mund të marë publiku.
Në datat 2, 3,dhe 4 gusht, Thethi i famshëm për bukuritë e rralla natyrore do të presë këngëtarë e artistë shqiptarë e të huaj, të njohur në rajon dhe në botë, mes tyre Elina Duni, Arben Bajraktaraj, Agona Shporta, Bob Berky apo Pirce Facini., në një evenimat shumëngjyresh ku muzika plotësohet nga përformanca të veçanta të zhanreve si teatri, baleti e kinemaja.
Comments