Dosja.al ka siguruar një fletë se si funkisonojnë fushatat elektorale në Shqipëri. Në këtë dokument shihen katër kolona të cilat plotësohen gjatë fushatës.
Në të parën janë të dhënat e patronazhuesit, kolonën e dytë të dhënat e votuesit. Më pas plotëoshet qendra e votimit dhe votimit të votuesit të listuar dhe në fund vendi i takimit. Këto informacione kërkohen qëllimisht për të eleminuar deklarimet fiktive.
SHPJEGIMI I PLOTË
Në pjesën e sipërme plotësohen të dhënat e patronazhuesit, personit i cili plotëson formularin dhe garanton dhe mban përgjegjësi që personat e listuar në formular (Votuesit), do të paraqiten për të votuar në 30 Qershor 2019. Patronazhues mund të jenë kryetarët e PS, drejtuesit e strukturave të tjera të PS (Fresh, forumi gruas, veteran, ushtarak etj), Drejtuesit e institucioneve, kordinatorët elektoral, personat me influencë në zonë, persona të spikatur që kanë dëshirë dhe energji të bëjnë patronazh personal etj.
Në kolonën e parë plotësohen të dhënat e votuesit që pritet të vijë të votojë në datën 30 Qershor 2019.
Në kolonën e dytë plotësohet qendra e votimit të votuesit të listuar. Nuk përbën problem edhe nëse nuk shënohet pasi gjendet automatikisht nga sistemi elektronik. Është vendosur qëllimisht për të eleminuar deklaruesit fiktiv.
Në kolonën e tretë vendoset vendi i takimit. Ky informacion kërkohet qëllimisht për të eleminuar deklarimet fiktive.
Kujtojmë se sot gazeta Gjermane “Bild” ka publikuar sot 16 përgjime në lidhje me dosjen 184. Bisedat telefonike të publikuara nga Peter Tiede, mësohet se janë zhvilluar në 2017 para dhe gjatë ditës së votimit për zgjedhjet lokale. Në përgjime janë kapur disa eksponent të PS, drejtora rajonal, deputet e ish-minsitra, por dhe vet kryeministri Edi Rama. Në telefonat e përgjuara dëgjohen zërat e Ramës, Gjiknurit, Pjerin Ndreut, Artan Gaçit, Arben Keshi, Sali Skura etij. Pas këtij lajmi ka reaguar dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda e cila ka nisur hetime për nxjerrje të sekretit hetimor, ndërsa Rama nxit për të nxjerrë të vërtetën deri në fund.
ความคิดเห็น