top of page
Writer's pictureEPost

Zbulohen porositë e Ramës në mbledhjen me dyer të mbyllura: Jemi në mes të lojës!

Faxweb.al mëson detaje nga ajo që Rama iu ka dhënë sot deputetëve të tij në mbledhjen e Kryesisë së PS-së. Pavarësisht se presidenti Meta ka ç’dekretuar datën e zgjedhjeve, Rama ka kërkuar që deputetët të vijojnë punën me fushatën dhe të enjten në Kuvend të kërkojnë shkarkimin e presidentit. Sipas Ramës do të jetë KQZ dhe Kolegji Zgjedhor ato që do të vendosin për datën e zgjedhjeve, që sipas socialistëve do të jetë 30 Qershori. Po pikërisht në këtë pikë duket se kryeministri po kërkon që të gjejë shpëtim, pasi Kushtetuta parashikon që vendime të tilla që lidhen me dekretet e presidentit, shqyrtohen vetëm në Gjykatën Kushtetuese, e cila në vendin tonë është jashtë funksonit. Ndërkohë që në arsyetimin që Presidenti Meta i bëri vendimit të tij tha, se ky institucion është i vetmi që cakton datën e zgjedhjeve. Burime nga kryesia e ps, Rama: Vendimi i presidentit ishte i pritshem! Ne jemi republike parlamentare, jo presidenciale. Ndaj asgjë sn’a ndal te vijojme perpara me 30 qershorin. Te enjten debat shume i gjate parlamentar. Te shpalosim te gjitha argumentat kunder ketij vendimi te presidentit. E enjtja do te Finalizohet me rezolute per shkarkimin e presidentit. Duhet te fokusohemi n 30 qershor. Jemi në mes t lojes. Pas debatit ceshtja diskutihet ne Kqz e me pas do kaloje ne kolegj. Fokusi jone 30 qershori.

2 views0 comments

Comments


bottom of page