top of page
Writer's pictureEPost

Zgjedhjet në Danimarkë, fitojnë socialdemokratët kundër emigracionit

E majta rikthehet në pushtet pas 4 vitesh në Danimarkë. Socialdemokratët, mbështëtës të politikave të ashpra kundër emigracionit, bëhen parti e parë me26 përqind të votave. Liberalët e kryeministrit në largim, Lars Loekke Rasmussen u ndalën në 23.4 përqind.

Duke pranuar humbjen, Rasmusen njoftoi gjithashtu vendimin për t’u dorëhequr të enjten. Ndërkaq, populistët e djathtë humbin ndjeshëm terren. E majta gëzon shumicën absolute për të krijuar një qeveri të udhëhequr nga liderja Mette Frederiksen. Në moshën 41 vjeçare ajo do të jetë kryeministrja më e re.

 “Tani, pasi populli danez e tha fjalën e tij, detyra jonë është të krijojmë qeverinë e re. Kemi mundësinë ta kthejmë Danimarkën në një kurs të ri”, tha liderja e partisë socialdemokrate.

Pikërisht emigracioni ishte një prej temave kryesore të fushatës zgjedhore. Në Danimarkë, nga 5.6 milion banorët, një në dhjetë ka lindur jashtë vendit, por për 30 përqind të popullsisë çështja është burim i madh shqetësimi.

Qeveria e qendrës së djathtë ndërmori një sërë politikash për të reduktuar numrin e azilantëve dhe në muajt e parë të 2019-tës, ai ishte më i ultë në 10 vjet. Frederiksen e ka bërë të qartë se nuk do të ndryshojë linjë, madje ka shkuar më tej, duke thënë se do të kërkojë mbështetjen e të djathtës lidhur më çështjet e emigracionit. 


4 views0 comments

Recent Posts

See All

Opmerkingen


bottom of page