top of page
Writer's pictureEPost

Ambasadori Italian inaguron qendren e re spitalore ne Vau Dejes

Ambasadori Italian ka inaguruar në Vaun e Dejës qëndrën shëndetësore e cila vjen si kontribut I programit IADSA që financohet nga qeveria italiane dhe Bashkia Vau Dejës. Ambasadori Cutillo është pritur në këtë ceremoni nga Kryetari i Bashkisë Vau Dejës Zef Hila, I cili në fjalën e tij përvec falenderimit për kontributin e dhënë nga Italia në këtë investim, deklaroi se kjo qëndër shëndetësore është e para e këtij lloji në Shqipëri, ndërkohë që është nje premtim i realizuar ndaj banorëve të Bashkisë Vau Dejës. Ambasadori Cutillo, gjatë fjalës së tij shprehu bindjen se ky investim ka shkuar aty ku duhet në shërbim të banorëve, 12000 banorë të cilët do të jenë përfitues të ketij shërbimi. Ky investim kap shifrën e 68 milion lekëve ndërkohe që vjen si bashkëfinancim mes programit IADSA dhe Bashkisë Vau Dejës. Në këtë qëndër shëndetesorë e cila ështe kompletuar edhe me pajisjet e shërbimit, dhe do të jetë 24 orë në funksion të banorëve, do të ofrohet edhe shërbimi I ekografisë, EKG-së, Kontrolli I dëgjimit porn ë ambjentet e kësaj qëndre do të kryhen edhe dërhyrje mikro-kirurgjikale. Ky investim, vjen si një shërbim i munguar prej vitesh ndaj këtij komuniteti, pasi para se kjo qëndër të krijohet banorëve I duhej të udhëtonin drejt Shkodrës ose drejt Lezhës për të marrë shërbimin shëndetësore, ecejake e cila tashmë merr fund, pasi ky objekt do të ofrojë të gjitha shërbimet shëndetësorë për banorët e Bashkisë Vau Dejës.


6 views0 comments

Comments


bottom of page