Edhe pse koronavirusi ka paralizuar jetën në qytet, në fshat situata duket pak më ndryshe. ABC News ishte në familjen Çela në Krutje të Lushnjes të cilët merren me kultivimin e domates ne sera dhe me blegtori.
E zonja e shtëpise Afërdita na tregon për punët e përditshmërisë së saj, ku shumicën e kohës e kalon në serrën e domateve.
“I kemi mjellë që me 15 shkurt dhe tashmë për tre muaj presin që të dali. Çdo ditë vijmë pranë serës dhe i bëjmë shërbimin e nevojshëm”, tha Afërdita.
Zonja 50-vjeçare e cila jeton bashkë me bashkëshortin dhe djalin e saj tregon se çdo lloj investimi e bëjnë me forcat e veta, pasi nuk marrin asnjë mbështetje apo subvencion edhe në raste rreziku.
Përveç serrës, ajo që u sjell të ardhura familjes Çela është edhe një lopë, qumështin e të cilës e shesin tek fabrikat e përpunimit kundrejt një çmimi tepër të lirë.
Nëse bashkëmoshatarët e zonjës Aferdita e kalojnë kohen ne shtepi sidomos ne kete periudhe te virusit CoVid-19, ajo ben edhe pune te cilat jane te renda per grate.
“Kosis vetë pasi nuk ka kush të punojë do të punojmë nuk rrihet kot”.
Por si po e perjetojne banoret e fshatit Krutje e Poshtme situaten e koronavirusit?
“Dalim nga e keqja dhe e frikë. Jemi larg njëri tjetrit. Dhe kur e pimë kafen me kunatat jemi larg njëra tjetrës”, shprehet banorja.
Comentários