Me qëllim mbrojtjen e vlerave natyrore në zonën e Bjeshkëve të Namuna, minstri i Turizmit Blendi Klosi tha se autoritetet e tre vendeve, Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të zi, janë në bisedime për të ofruar paketa të përbashkëta për turistët. I pranishëm në prezantimin e programit për zvillimin e turizmit malor, Klosi tha se Valbona dhe Thethi e kanë bukurinë e vet, por duhet angazhim i të gjithë aktorëve.
"Ne kemi nisur diskutimet me qeverinë e Kosovës dhe të Malit të Zi për të pasur mundësi që ta kemi si park kombëtar të përbashkët. Mund të jetë fare mirë një gjenezë e një turizmi të vërtetë për zonën e Alpeve"
Klosi apeloi për investime në agroturizëm, duke evidentuar edhe mbështetjen me fondet nga buxheti i shtetit.
Një ndër problemet për të cilat turistët ankohen është infrastruktura e rënduar që të çon drejt Thethit dhe Valbonës.
Comments