top of page
Writer's pictureEPost

EMRAT/ Shkatërrohet banda e kokainës së 9 shqiptarëve në Britani, kjo është jeta e luksit që bënin

Mediat britanike kanë bërë m dije se një bandë shqiptarësh që trafikonte kokainë është shkatërruar nga policia. Sipas informacioneve që ka vënë në dispozicion për mediat një gjykatë thuhet se për një periudhë prej 6 muajsh nga përdoruesit e drogës në qytetin e "Tunbridge Ëells” janë shpenzuar plotë 4.2 milion paund britanik me anë të një mekanizmi të quajtur "Deliveroo for drugs”.

Në pranga nga banda që kontrollonte tregun e kokainës kanë rënë 9 shqiptarë: Rigels Hadashaj, 20 vjeç, Arlind Palushi, 19 vjeç, Fatos Metalia, 24 vjeç, Izmir Basha, 24 vjeç, Nelson Aliaj, 28 vjeç, Ervish Dervishi, 23 vjeç, Xhesil Vucaj, 21 vjeç, Alfred Gashi, 19 vjeç, and Marius Kuci, 24 vjeç.

Të arrestuarit kishin ngritur një qendër shpërndarje që shërbente me anë të telefonatave dhe kishte shërbim 24-orësh në qytetin e Kentit.

Ky rast vjen mënjëher pas akuzave nga Europa që thonin se Britania është bërë kryeqyteti i kokainës në Evropë.

Simon Taylor, prokuror ka hedhur akuza të forta ndaj shqiptarëve duke thënë lidhur me rastin: “Gjithmonë gjysmë grami, gjithnjë kokainë, gjithmonë 40 paundë, gjithmonë tregtarë shqiptarë dhe gjithmonë ‘Tunbridge Ëells’.

Por si funksiononte shërbimi i shpërndarjes së drogës:

Ajo që bëri të hetoheshin është stili i jetesës që bënin  anëtarët e bandës.

Njëri u filmua duke hedhur paratë në drejtim të një këngëtarje në një klub nate ndërsa një tjetër mburrej qytetin me një Range Rover Sport në Shqipëri ndërsa një i tretë  bleu dhëmbët e rinj të vjehrrës së tij.

Vetëm gjatë një jave në korrik të vitit të kaluar, u bënë 1 500 porosi droge me një shumë prej 60 000 paundësh.

Policët e gjurmuan bandën për disa javë me oficerë të maskuar si blerës. Një anëtar i bandës kur u arrestua kishte 8,000 dollarë para të thata dhe një sasi kokaine që vlente sa për 2,000 paundë kokainë. vDetektivët gjurmuan drogë në Deptford, në juglindjen e Londrës - 35 kilometra nga Tunbridge Wells - ku u zbulua anëtari i bandës Rigels Hadashaj, 20 vjeç.

Në raste të tjera, numrat dhe telefonatat vepronin nga një adresë në Romford, East London ose nga Surrey Quays, South East London. Policët e gjurmuan bandën për disa javë me oficerë të fshehtë që blejnë prej tyre. Një nga pjestarët e banës, Ervish Dervishi, u kap pas dhënies së një sasie droge që u shiti dy policëve.

Z. Taylor e përshkroi Dervishin si një "gangsteri Charlie", që filmoi veten duke hedhur paratë ndaj një këngëtareje shqiptare në një klub nate në Palmers Green, në veri të Londrës.

Një tjetër anëtar, Nelson Aliaj, përdori fitimet për të blerë dhëmbët e rinj të nënës së gruas së tij dhe bleu tokë dhe biznese në Shqipëri. Ai gjithashtu dërgoi një Range Rover Sport 2017 në shtëpi me anë të një shoku.

Shumica e anëtarëve të bandës ishin në mënyrë të paligjshme në Britani. Aliaj dhe bashkëautori i tij Fatos Metalia pretenduan se ishin detyruar të merrnin pjesë në skemë, pasi gangsterët i kërcënonin familjet e tyre në shtëpi. Por prokurori Taylor theksoi se nuk rezultonte kështu.


3 views0 comments

Comments


bottom of page